Milan Radojçiç “kriminel” lufte, falsifikoi dokumente që t`i shpëtoi arrestimit nga Policia e Kosovës

Milan Radojçiç para dhjetë vitesh kishte udhëtuar lirshëm nëpër Kosovë e Serbi pa pasur frikën se mund të arrestohej nga Policia e Kosovës e ku këta të fundit sipas Radojçiqit posedonin një listë se ai gjatë luftës në Kosovë kishte kryer krime lufte dhe për këtë mund të bie në pranga.

Udhëtimin në disa të qytete të Kosovës tashmë nënkryetari i Listës Serbe e kishte bërë fal një letërnjoftimi që e kishte falsifikuar. Por kanë qenë pjesëtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë të cilët i kanë rënë në tragë falsifikimit të dokumenteve personale nga ana e Milan Radojçiç.

Gazeta Blic ka siguruar aktakuzën prej 19 faqeve që ishte ngritur ndaj tij nga një gjykatë në Serbi e ku aty thuhet se për t`i ikur arrestimit nga policia e Kosovës gjatë lëvizjes nëpër Kosovë, Milan Radojçiç ka “qenë” i obliguar që të udhëtoi me dokumente false për t`i shpëtuar arrestimit.

Në vendimin e gjykatës, të cilën e posedon Gazeta Blic, thuhet se i akuzuari Milan Radojçiç është fajtor sepse me datën 23 shtator 2009 në qytetin e Rashkës në Republikën e Serbisë nga ana e pjesëtarëve të MPB-së të Serbisë gjatë një kontrolle rutinore i është gjetur letërnjoftim me emrin Jovan Kalleziq i cili letërnjoftim ishte i shtetit të Malit të Zi.

Në vazhdim të kësaj aktakuze pohohet se pjesëtarët e MPB-së të Serbisë e kishin arrestuar të dyshuarin dhe ku më pas kanë vërtetuar se personi me letërnjoftimin Jovan Kalleziq , është në të vërtet është Milan Radojçiç.

Vet Milan Radojçiç në deklaratën e tij personale para gjykatës e kishte pranuar veprën penale duke pohuar se ka qenë në dijeni që në letërnjoftimin me emrin Jovan Kalleziq ishte vendosur fotografia e tij (Milan Radojçiçit).

“Ai ka pohuar se në atë kohë ka punuar për një kompani në Kosovë që si aktivitet të saj kishte vendosjen e xhamave dhe pasi që shpesh herë është dashur të shkojë në pjesën jugore të Kosovës ku shumica absolute është shqiptare, kurse për shkak të sigurisë së tij ka shfrytëzuar letërnjoftim me emër dhe mbiemër tjetër, sepse siç ka pohuar në deklaratën e tij ka marrë informacione se Millan Radojçiq gjendet në disa lista të policisë së Kosovës dhe se do ta arrestojnë sepse ka marrë pjesë në luftën e Kosovës”, thuhet në aktakuzë.

Në fjalën përmbyllëse avokati i Millan Radojçiqit kishte deklaruar se “ Argumentet në bazë të të cilave gjykata do të mund të bazoj vendimin e saj janë të pakontestueshme.

“Ky është një rast i gjykimit rutinor ku dilema e vetme është për çfarë sanksionimi do të përcaktohet gjyqi. I akuzuari (Milan Radojçiç) ka pohuar arsyet të cilat sipas vlerësimit tim kanë qenë racionale nga këndvështrimi i tij, kurse për veten e tij dhe familjen e tij të është e detyrueshme që të posedojë letërnjoftim joligjor sepse ka qenë kusht që Milan Radojçiç lirisht të lëvizë jo vetëm në territorin e Kosovës por edhe më gjerë. Ky gjyq nuk ka patur mundësi të verifikojë atë pjesë të deklaratës së tij (MR), që për pushtetin e Kosovës i akuzuari Milan Radojçiç është kriminel lufte dhe që pushteti i Kosovës e trajton si të tillë (kriminel lufte), prandaj në këtë rast bëhet fjalë për një lloj detyrimi të kryerjes së veprës penale (falsifikim i letërnjoftimit)“, thuhet në deklaratën e avokatit të Millan Radojçiqit.

Por ajo që bie në sy në vendimin e gjykatës është se Milan Radojçiç kishte qenë në shërbim ushtarak në vitin 1999 në kohën kur në Kosovë po zhvillohej lufta.
Gjykata kishte marrë vendim që ta dënoi atë me tre muaj me kusht përderisa Milan Radojçiç kishte paguar shumë prej 2 mijë dinarë për shpenzimet e gjykatës.

Më poshtë e gjeni aktakuzën 22 faqëshe, kopje të të cilës e ka siguruar “Gazeta Blic:

Ndryshe, Radojçiç është nënkryetsr i Listës Serbe. Ai është takuar disa herë edhe me Kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj.

Lini Një Koment