Milani mendon të shesë Silvan e Cutronen për të blerë Correan

Milani është duke menduar të shesë Andre Silvan te Monaco dhe Patrick Cutronen te Wolverhamptoni për të blerë sulmuesin Angel Correa nga Atletico Madridi, raporton “Sky Sport Italia” të premten.

Raportohet se Atletico Madridi është i gatshëm të shesë argjentinasin 24-vjeçar për 55 milionë euro. Por, Milanit i duhet të shesë dy lojtarë Silvan dhe Cutronen për të bërë paratë për blerjen e Correas.

Correa stinorin e kaluar shënoi pesë gola dhe asistoi katër në 49 ndeshje në të gjitha garat për Atleticon.

Milani është duke u përballur me telashet e shkeljes së rregullit të Fer Plejit Financiar të UEFA-s, kështu që nuk guxon të shpenzojë para të mëdha për të blerë lojtarë të rinj.

Për këtë arsye mundësia e vetme për të transferuar Correan është të shes lojtarë.

Lini Një Koment