Milioneri i Qeverisë Haradinaj, që është zhytur në borxhe tek babai i tij! (Dokument)

Ministri i Inovacionit Besim Beqaj, ka deklaruar pasuri në vlerë prej mbi 2,5 milionë euro në formularët e deklarimit të pasurisë në Agjencinë Kundër Korrupsionit (AKK).

Ai ka deklaruar si pasuri të paluajtshme, shtëpi dhe truall në vlerë prej 232 mijë euro, shtëpi familjare dhe truall në vlerë prej 500 mijë euro, shtëpi familjare 250 mijë euro, tokë dhe mal 500 mijë euro, toke dhe objekte afariste 1 milionë euro, si dhe afër 4 hektarë tokë dhe mal në pronësi të bashkëshortës, vlerën e të cilës nuk ka e caktuar.

Ndërkaq, si pasuri të luajtshme Beqaj ka deklaruar se në pronësi ka edhe 2 vetura që arrijnë vlerën prej 37,500 euro.

PASURIA E PALUAJTSHME / PASURIA E LUAJTSHME

Po ashtu Beqaj në llogaritë e tij bankare ka të depozituara më shumë se 150 mijë euro.

Pavarësisht kësaj pasurie, ai ka marrë edhe kredi në vlerë prej 30 mijë eurove në bankën TEB si dhe ka huazuar 80 mijë euro nga rezidenca “Peja Hill Shpk”,pronar i të cilës është babai i tij Jakup Beqaj.

AKA – Besim Beqaj
AKA – Besim Beqaj, të hyat vjetore

Kurse si të hyra vjetore, Beqaj ka të deklaruar mbi 87 mijë euro, ku një pjesë e të cilave i takojnë bashkëshortes së tij dhe prindit.

Beqaj i cili ka qenë ministër edhe në Qeverinë e kaluar, do të përballet me drejtësinë, pasi që ndaj tij, prokuroria ka ngritur aktakuzë në rastin “Pronto”./Gazeta Blic/

Lini Një Koment