Ministrat e PDK-së, Uran Ismaili dhe Abelard Tahiri nuk e bëjnë hesap kryeministrin, nuk i shkojnë në takim

Ngjarja e të miturës nga Drenasi ka ngjallur reagime të shumta në opinion. Ekskluzivisht me këtë rast po merret edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj. Ai ka ftuar ministrin e punëve të brendshme dhe atë të arsimit që të vihet drejtësi për këtë rast.

Mirëpo, në takim kanë munguar ministri i Ministrisë së Drejtësisë, Abelard Tahiri dhe ministri i Ministrisë së Shëndetësisë, Uran Ismaili, pavarësisht se në këtë rast ishin të përfshirë edhe personeli i sektorit të shëndetësisë.

Që të dy ministrat janë nga radhët e PDK-së. Kjo nuk është hera e parë që kryeministri Haradinaj shpërfillet nga pjesëtarët e kabinetit të tij. Kohë më parë ai ishte ankuar edhe në ministrin e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, i cili nuk kishte marrë pjesë në një mbledhje të kabinetit qeveritar ku flitej për tërheqjen e investimeve të huaja. Asokohe, Haradinaj kishte kritikuar publikisht Llukën, njofton KosovaPost.

Fotografia e Ramush Haradinaj

“Sot, kam pritur në takim pune Ministrin e Brendshëm Ekrem Mustafa, Ministrin e Arsimit, Shyqeri Bytyqi, Drejtorin e përgjithshëm të Policisë Rashit Qalaj, Kryeshefen e Inspektoratit Policor Miradie Kelmendi dhe Kryeinspektorin e Arsimit Defrim Gashi, nga të cilët kërkova që të ndërmerren të gjitha veprimet, bazuar në ligjet e Kosovës, për ta zbardhur të vërtetën dhe për t’i nxjerrë para drejtësisë, të gjithë ata që kanë kryer vepër të jashtëligjshme në rastin e të miturës nga Drenasi.
Institucionet e vendit, Prokuroria dhe Gjykata, duhet të dëshmojnë fuqinë e vet në zbatim të ligjit.

Rasti i abuzimit seksual të të miturës nga Drenasi, duhet të trajtohet në kohë dhe me profesionalizëm nga të gjitha institucionet e vendit.

Njëkohësisht, kërkoj nga të gjitha mekanizmat institucional dhe shoqëror, që të bashkërendojnë politikat dhe aktivitetet, me qëllim të parandalimit të rasteve të tilla në të ardhmen”, ka shkruar kryeministri Haradinaj.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme