Ministri i dashuruar në refugjaten detyrohet të japë dorëheqje

Ministri i Peshkimit i Norvegjisë ka dhënë dorëheqjen pasi ka shkelur protokollin e sigurisë gjatë pushimeve në Iran me të dashurën e tij nga Republika Islamike.

Per Sandberg, 58 vjeç, pranoi se kishte shkuar në Iran me 28-vjeçaren Bahareh Letnes, pa njoftuar kryeministren dhe se kishte marrë me vete një telefon të qeverisë.

Sipas BBC-së, gjatë udhëtimit Sandberg ishte i rrezikuar të ekspozohej ndaj spiunëve iranianë, pasi nuk duhej të kishte marrë një telefon pune me vete.

Kryeministrja Erna Solberg tha se ajo kishte urdhëruar Sandberg të dorëzonte telefonin e tij në polici për kontrollet e sigurisë. Ai gjithashtu ka dhënë dorëheqjen si zëvendësudhëheqës i Partisë për Progres.

“Sandberg vetë kërkoi të largohej dhe mendoj se ishte vendimi i duhur”, u tha gazetarëve Solberg.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme