Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Sigmar Gabriel, sot e nesër në Kosovë

Ministri Federal për Punë të Jashtme i Gjermanisë, Sigmar Gabriel, sot e nesër do të qëndrojë në Kosovë, bën të ditur Ambasada gjermane në Prishtinë, transmeton Koha.net.

Gjatë vizitës ai do të zhvillojë biseda bilaterale me përfaqësues të Republikës së Kosovës. Veç kësaj ministri i Jashtëm gjerman do të ketë mundësi të takohet e të bisedojë edhe me përfaqësues së shoqërisë civile.

Sipas paralajmërimit të kësaj vizite, ndër të tjera, sonte në mbrëmje ai do të pritet nga kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.

Sigmar Gabriel mban pozitën e ministrit Federal të Punëve të Jashtme te Republikës Federale të Gjermanisë që nga janari i vitit 2017. Kjo është vizita e tij e dytë në Kosovë. Udhëtimi i tij i parë ishte në prill të vitit 2017.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme