Ministri serb: Topi është në anën e Kosovës, ata nuk duan zgjidhje

Ministri i Tregtisë në Serbi, Rasim Ljajiq ka thënë se Kosova nuk po jep përgjigje pozitive edhe pse Serbia ka treguar gatishmëri për të zgjidhur problemin.

“Mua më duket se kjo është një fazë kritike e dialogut. Deri më tani, çështja e Kosovës në publikun serb ka qenë objekt i fushatave politike ditore ku kryesisht përfitojnë palët në procesin zgjedhor. Tani topi është transferuar në Kosovë dhe ka shumë më tepër politikë dhe grindje partiake”, ka thënë Ljajiq, transmeton lajmi.net.

Për ‘TV Pink’ ministri serb ka theksuar se në Kosovë ka të tillë që duan ta ngrijnë konfliktin duke shtuar se kështu nuk mund të arrihet ndonjë marrëveshje dhe komplikohet zgjidhja e çështjes.

“Unë nuk jam optimist se së shpejti do të ketë zgjidhje”, ka përfunduar ai.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme