Ministrja Hoxhiq “krizën humanitare” në veri e cilëson lojë politike

Banorët serbë të katër komunave veriore ka disa ditë që kanë filluar “inskenimin” e një krize humanitare, kjo sipas tyre për shkak të taksës 100 për qind për prodhimet serbe te vendosur nga Qeveria e Kosovës.

Njëjtë nuk po mendon edhe ministrja e Administrimit të Pushtetit Lokal, Adrijana Hoxhiq, e cila një kohë të gjatë ka administruar Zyrën në Veri.

Ajo në një intervistë për “EkonomiaOnline” pranon se në katër komunat veriore ka mungesë të disa artikujve ushqimorë dhe se raftet janë gjysmë të zbrazur, por krejt këtë e quan “lojë politike”.

“Për qytetarët nuk është e lehtë. Krizë humanitare, është një lojë politike, janë vendimet politike që po i bëjnë viktima vetë qytetarët. Unë mund të them që dje edhe sot, raftet në dyqane të Mitrovicës Veriore, kanë qenë gjysmë të zbrazura. Dyshoj që prapa kësaj janë politikat e larta”, ka thënë Hoxhiq.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme