Ministrja serbe “kujdeset” për tërë regjionin: Taksa e Prishtinës po e kthyeka e në të kaluarën

Sipas Zorana Mihajlovicit, bllokada ekonomike nuk mund ta ndryshojë pozicionin e Serbisë ndaj Kosovës

Një ditë pasi që Parlamenti i Evropës ka miratuar rezolutën me të cilën Serbisë i kërkon ta pranojë se ka bërë gjenocid në Srebrenicë, ministrja serbe kujdeset për regjionin, të cilin taska e Prishtinës po e kthyeka në të kaluarën.

Ministrja e nëkrryetarja në Qeverinë së Serbisë Zorana Mihajlovic ka thënë se bllokada të cilën po e bën Prishtina nuk mund ta ndryshojë pozicionin e Serbisë, por se vazhdimi i saj kërcënon me kthimin e tërë regjionit në të kaluarën, transmeton GazetaMetro.net.

“Nëse shqiptarët e Kosovës duan marrëdhënie të mira me serbët e regjion stabil, atëherë është e nevojshme që Prishtina menjëherë ta ndërpresë bllokadën, e cila kërcënon të shndërrohet në katastrofë humanitare”, ka thënë Zorana Mihajlovic sipas kumtesës të cilën e citojnë mediet serbe.

Sipas saj, Prishtina është dashur ta ketë të qartë që në fillim se Serbia nuk do ta ndryshojë pozicionin e saj në lidhje me Kosovën nën presionin e bollkadës ekonomike. “Prandaj është e nevojshme që taksat na mallin serb të hiqen sa më prarë, në mënyrë që qytetarët të mos përsojnë dhe të vazhdojë dialogu mbi të ardhmen e Kosovës”, ka thënë ajo.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme