Mitrovicë, vetura godet këmbësorin më pas edhe dy vetura të tjera

Dje në fshatin Kçiq i Madh të Mitrovicës, ka ndodhur një aksident trafiku në të cilin janë përfshirë tri vetura dhe një këmbësor.

I dyshuari mashkull K-Shqiptar  deri sa ishte duke lëvizur me veturë, dyshohet nga pakujdesia dhe mospërshtatja e shpejtësisë së lëvizjes me kushtet e rrugës , ka goditur këmbësorin -viktimën mashkull K-Shqiptar dhe më pas ka humbur drejtimin dhe ka goditur dhe dy automjete të cilat ishin të parkuara jashtë rruge.

“Si pasojë, lëndime trupore kanë pësuar viktima-këmbësori, i dyshuari dhe katër persona tjerë-pasagjer. Të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor ne Spitalin e Mitrovicës”- njofton policia.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme