Mjalti shërues i madh, këto janë të mirat e tij dhe mënyra e përdorimit

Vlerat ushqyese të mjaltit janë të mëdha dhe për këtë arsye duhet të përdoret para ngrënies së ushqimit. Në këtë përfundim kanë dalë disa ekspertë në Britaninë e Madhe të cilët kanë renditur vlerat ushqyese të “ushqimit çudibërës”, siç e quajtën ata. Mjalti këshillohet përpara ushqimit për shkak se përmbanë sheqerna, të cilat janë një ushqim më vete. Madje ekspertët këshillojnë që një lugë mjaltë të konsumohet tri herë në ditë.

“Mjalti nuk është një ushqim normal. Mjalti duhet të konsumohet deri në 3 herë në ditë dhe mundësisht të mbahet në gojë për 30 sekonda”, – thonë ekspertët e ushqimit. Po kështu mjalti nuk duhet përzier në temperature të larta, si në rastin e qumështit apo ujit, pasi humbet vlerat biologjike. Çfarë përmban mjalti? Në mjaltë ka 76% karbohidrate (këto janë sheqerna të luleve dhe të pemëve), 18 deri 20 % janë ujë , 2 deri në 4 % janë elemente të rëndësishme që i duhen njeriut. Pikërisht për këto elemente mjaltin e konsiderojmë shumë të rëndësishëm për shëndetin e njeriut. Si krahasim të elementeve të mjaltit, në një kg gjenden afro 30-40 gr substanca shëruese.

Nga fëmijët tek të rriturit
Mjalti nuk këshillohet të përdoret vetëm për fëmijët 1-3 muajsh, por në këtë rast duhet ta konsumojë nëna dhe vlerat ushqyese transemtohet tek fëmija nëpërmjet qumështit të gjirit. Pasi të mbushë 1 vjeç, çdo fëmijë duhet të konsumojë 1 lugë mjaltë në ditë, për shkak se ndikon në forcimin e kockave dhe stukturës së tij. Sipas studimit mjalti ndikon në rritjen e fëmijëve dhe sidomos në zhvillimin e shpejtë të trurit. Po kështu mjalti këshillohet edhe nga të moshurit pasi forcon trupin fizikisht dhe ndihmon në përforcimin e të mbajturit mend. Në rast se mjalti konsumohet i tretur në ujë, ndihmon kundër diarresë dhe kundër kapsllëkut. Mjalti është një ilaç për sa i përket pastrimit të gjakut dhe qarkullimit të tij.

“Mos e shikoni mjaltin si një ushqim normal. Imagjinoni që mund të ndikojë dhe në zemër, pasi ul të rrahurat e shpejta dhe lethtëson organizmin nga ushqimet e rënda. Mjalti mund të përdoret dhe për dhimbjet në sy, edhe për dhimbjet e kocakave, që është një problem shqetësues gjatë gjithë kohës për të moshuarit”, – thonë specialistët e studimit. Po kështu mjalti këshillohet dhe për personat që kanë ngërç të nervave.