“Mjekët e rinj po ikin nga Kosova”

Mbi një mijë operacione vetëm për një javë janë anuluar në Klinikën e Kirurgjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), për shkak se personeli mjekësor ka hyrë në grevë. Nga data 17 dhjetor 2018 kolegjiumet profesionale të kirurgëve të QKUK-së kanë hyrë në grevë për shkak të neglizhencës së premtimeve të dhëna për miratimin e projektligjit për paga sipas kërkesës së tyre, shkruan “Zëri”. 

Anëtarja e Komisionit për Shëndetësi, Fatmire Kollçaku, ka thënë për gazetën “Zëri” se Qeveria ka mashtruar punëtorët shëndetësorë me premtimet se Projektligji për Pagat do të kalojë.

“Premtimet u janë dhënë se Projektligji për Pagat do të fillojë zbatimin në fillim të vitit. Kjo nuk qëndron, sepse në buxhetin e këtij viti nuk është paraparë ai. Ky është një mashtrim i kësaj Qeverie karshi punëtorëve shëndetësorë. Shumë mjekë të rinj tashmë janë duke ikur në Perëndim. Kjo është një e keqe që do të ndodhë në sektorin e shëndetësisë nëse vazhdon ky trend i ikjes së kuadrove shëndetësore”, ka thënë ajo.

Sipas saj, pasojat e grevës së mjekëve po i mbajnë pacientët.

“Kemi të zhgënjyer nga të dyja palët, edhe nga profesionistët shëndetësorë, edhe nga pacientët. Profesionistët shëndetësorë nuk i kanë kushtet e punës ashtu siç ishte dashur t’i kenë. Në QKUK po vazhdon pakënaqësia e kirurgëve. Po vazhdon greva dhe këto pasoja do t’i mbajë pacientët”, ka thënë ajo. 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme