Mjeku që i qëndroi pranë liderit të LDK-së në spital: Isa Mustafa gëzon shëndet të plot mental e intelektual

Para se të shkojë në Gjermani për trajtim të sëmundjes me të cilën po ballafaqohet, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka qëndruar një javë në Spitalin Amerikan në Prishtinë, kurse për gjendjen e tij shëndetësore ka folur mjeku, i cili i ka qëndruar pranë gjatë qëndrimit në spital.

Mjeku Visar Berisha, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se pavarësisht sëmundjes, akademik Mustafa gëzon shëndet të plotë dhe se gjendja gripoze e tij nuk i ka prekur asnjë aftësi mendore e intelektuale.

Berisha thotë se “Kryetari Mustafa sot është lëshuar nga Spitali pasi qëndrimi aty ishte më i panevojshëm”.

“Përgjigja në terapi ishte e shpejtë dhe e mire. Kaq. S’ka më asnjë trajtim specifik e as simptomatik. Rezultati i kërkuar është arritur. Tash mbetet vetëm faza përmbyllëse e që është rehabilitimi fizikal në mënyrë që sesibiliteti të marr formën e mëhereshme. Kjo don duresë dhe aktivitet intesiv fizikal”, ka thënë mjeku Berisha.

Postimi i plotë i mjekut Visar Berisha:

“Ne vend te qartesimit!

Shpesh duhma e fjales se pa matun apo te pa dije jo vec e lendon tjetrin por na fute krejtve ne lathitje e na ban te pa sigurte.

Keto dite, rreth nje jave kam qene cdo dite afer Kryetarit te Lidhjes Demokratike te Kosoves, zotni Isa Mustafa, me miratimi e tij.

Para se m`i dhane shpjegim tymnajes se krijume me qellim a nga pa dija, me duhet me ceke se Kryetari Mustafa kishte e ka nje force dhe vullnet te pa shpjegushem me u perballe me nje rendese shendetesore sic ishte kjo. Duhet me ia dhane hakun.

Cka ndodhi? Kurrsend ma shume e as me pak se nje komplikim i nje gripi sezonal, i cili u shperfaq me mpimje gjymtyresh, me cka u prek sensibiliteti.

Me marrjen e terapise menjehere u treguan shenja te hereshme te permiresimit dhe stabilitetit.

Kryetari Mustafa sot eshte leshuar nga Spitali pasi qendrimi aty ishte me i pa nevojshem. Pergjigja ne terapi ishte e shpejte dhe e mire. Kaq. Ska me asnje trajtim specifik e as simptomatik. Rezultati i kerkuar eshte arritur.

Tash mbetet vetem faza permbyllese e qe eshte rehabilitimi fizikal ne menyre qe sesibiliteti te marr formen e me hereshme. Kjo don durese dhe aktivitet intesiv fizikal.

Duhet sqaruar mire se Kryetari Mustafa gezon shendet te plote (per tu lakmuar) mendor e intelektual. Kjo gjendje gripoze dhe komplikimi qe ka ardhur nuk preke e as nuk ka prekur asnje aftesi mendore a intelektuale. Pike.

Cdo perpjekje tjeter me u perfshi ne vallen e spekulimit nuk ka me dhane te verteten por shtrembërimin” (sic.), ka shkruar Berisha.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme