Mjeshtri i mbijetesës, Edi Rama, a mund t’ia dalë këtë herë?

Fitim Zekthi

Shqipëria është në vështirësi të mëdha. Krizës së thellë ekonomike, papunësisë, emigrimit masiv, shkatërrimit të çdo institucioni, që garanton ndarjen e domosdoshme të pushteteve, pamundësisë së mbajtjes së zgjedhjeve të lira, i është shtuar, siç pritej, edhe kriza e madhe politike. Ajo, pas nisjes pa kthim të protestave, po flet për djegie mandatesh parlamentare.

Opozita e vendit e drejtuar nga kryetari i PD-së, Lulzim Basha, pasi u përpoq, përgjatë katër viteve të mandatit të parë të qeverisë, të thotë të vërteta të mëdha mbi trafikun e drogës, mbi lidhjet e krimit me politikën, mbi korrupsionin, pasi organizoi mjaft protesta, u fut në zgjedhje pas një marrëveshjeje me kryeministrin Rama, marrëveveshje që duhet të lejonte zgjedhje pa ndikimin e parasë së drogës dhe krimit. Ishte një dështim i plotë.

Me Ramën, u provua, nuk mund të nënshkruheshin marrëveshje. Në natyrën e tyre marrëveshjet respektohen, edhe kur nënshkruhen mes armiqsh të egër, siç ka qenë i rasti i marrëveshjes Stalin-Ruzvelt-Çërcill apo ai i Tsvangirai-Mugabe në Zimbabve. Ka, padyshim, marrëveshje që nuk respektohen, si rasti i kryeministrit Rama, rasti i marrëveshjes Ribentrop- Molotov, që u prish nga Hitleri etj., etj.

Gjatë periudhës dy vjeçare pas zgjedhjeve të blera, gjë që po provohet vazhdimisht, edhe me kronikat e Zëri të Amerikës, kryeminsitri Rama e ka theksuar edhe më stilin apo qasjen e tij ndaj pushtetit. Ai mbrojti me forcë nga arrestimi ministrin e Brendshëm, Tahiri, vazhdoi të mbrojë me forcë sjelljen e kryebashkiakut të Durrësit, vijoi me konçensionet, edhe kundër qëndrimit të FMN-së, sulmon dhe fyen kundërshtarët dhe gazetarët, dhe nuk ka treguar aspak se po reflekton mbi mënyrën se si qeveriset vendi dhe se si i u mbajtën zgjedhjet dy vjet më parë. Për më tepër ai ka thelluar marrjen nën kontroll të institucioneve, duke emëruar Prokuror të Përgjithshëm dhe Prokuror të Krimeve të Rënda njerëz të tijët, ka zhdukur Gjykatën Kushtetuese etj.

Në këto kushte do të kemi vërtetë ditë të vështira përpara. Kryeministri Rama do të bëjë gjithçka që të mbijetojë. Ai është njeri i zoti në luftën për mbijetesë dhe është një njeri që nuk njeh asnjë kufi në këtë luftë.

Çfarë përfaqëson në të vërtetë Rama që e bën kaq të zotin në luftën për mbijetesë? Çfarë tregon gjithë sjellja e tij politike, ç’tregon përpjekja për kontroll të vazhdueshëm të gjithçkaje dhe sa të rrezikshme janë këto të gjitha? A mund të mbijetojë ai gjithnjë?

Marrëdhënia e njeriut me pushtetin është e ndërlikuar, siç është shumë e ndërlikuar edhe arsyeja pse njeriu e kërkon pushtetin. Mendimtarë të ndryshëm, që në Greqinë dhe Romën e vjetër, por edhe sociologë, antropologë, psikologë, deri edhe neurobiologë e psikiatër të kohëve moderne, kanë debatuar dhe shkruar vazhdimisht mbi të. Gjithë dallimet e këtij ravgimi të gjatë njerëzor bashkohen pothuajse në një pikë: kërkimi i pushtetit ka si shtysë dëshirën për të qenë i pushtetshëm pasi ai shërben si mjet për vetëpërmbushje. Kjo bën që dëshira për pushtet të jetë si droga, në kuptimin që ajo iu ndryshon njerëzve edhe neurokiminë. Studiues të ndryshëm kanë vënë re se kërkimi i pushtetit ndryshon nivelin dhe burimin e opiateve (substanca stimuluese). Kur njerëzit nuk e menaxhojnë në mënyrën e duhur këtë moment, kur nuk vetëpërmbahen, kur ia dorëzojnë veten këtij tundimi atëherë lind një gjendje problematike për vetë individin duke e shkatërruar atë dhe bërë rob të këtij kërkimi me çdo mjet.

Në këtë pikë pushteti, ashtu si drogërat, prodhon një përzierje komplekse motivuesish që përfshijnë qetësimin e vuajtjes, reduktim të vetëdijes dhe eufori. Për këtë shkak, shumë njerëz me pushtet i injorojnë efektet mbi veten dhe të tjerët dhe rrisin dozën e tij për të arritur kënaqësi edhe më të madhe dhe lehtësim më të madh të dhembjes. Disa nga dramat më të mëdha të njeriut janë shkaktuar nga ky lloj kërkimi i pushtetit i cili, veç shkatërrimit të vetë individit, kthehet në një tmerr ose fatkeqësi shoqërore.

George Orwell, në librin “1984”, përshkruan në mënyrë të jashtëzakonshme këtë aspekt të kërkimit të pushtetit. Ai shkruan: “Partia e kërkon e pushtetin krejtësisht për hir të vetë atij. Ne nuk jemi të interesuar për të mirën e të tjerëve: ne jemi të interesuar vetëm për pushtetin. Pushteti nuk është mjet, ai është qëllim”. Shqipëria ka vuajtur shumë nga të kërkuarit e pushtetit me forcë. Ky vend është tërhequr zvarrë nga njerëz që kërkonin pandalur të rrisnin dozën e pushtetit të tyre (drogës), në gjendje varësie të plotë prej tij dhe në gjendje reduktimi të vazhdueshëm të vetëdijes. Diktatura kriminale e Partisë Komuniste ishte shembulli tipik i këtij kërkimi të pushtetit.

Mënyra se si Rama po qeveris këto 6 vite dhe mënyra se si sillet me politikën dhe njerëzit tregon se ai është saktësisht një njeri që e kërkon pushtetin në këtë mënyrë. Ai rrit gjithnjë dozën e pushtetit. Ai madje haptas tha se kërkonte i vetëm timonin. Nga dita kur erdhi në pushtet, në shtator 2013, ai ka marrë nën kontroll jo vetëm qeverinë dhe parlamentin, por edhe administratën, gjykatat, Prokurorinë e përgjithshme. Rama është sot kryeredaktori i mediave të Shqipërisë, kryearkitekti i Shqipërisë, kryeurbanisti i Shqipërisë, kryejuristi i Shqipërisë, kryeekonomisti i Shqipërisë, kryepunësuesi i Shqipërisë, kryevlerësuesi dhe kryendëshkuesi, kryeprofesori, kryemjeku…

Rama sot ka zëvendësuar paradigmën e mbretit në Mesjetë që, me anë të “të të drejtës së shpatës” jepte jetë ose vdekje, me paradigmën Foucault-iane të biopushtetit që i “bën njerëzit të jetojnë ose i lë të vdesin”. Kjo dëshmohet përditë, por më e qartë se kurrë ishte në një takim në Mirditë ku një grua e sëmurë me tumor i tha se nuk merrte dot ilaçin e herceptinës. Të nesërmen, Rama me gruan mirditore, shkoi në spital në Tiranë para kamerave dhe i dha asaj ilaçin e herceptinës. Pra, ai e bëri “të jetojë, por njëherazi tregoi se kishte pushtetin ta linte të vdiste” siç ndodh me të gjithë ata që nuk kanë mundësi t’ia thonë hallin drejpërdrejt kryeministrit…

Këtë gjë e ka bërë edhe me ndërtimin e ndonjë shtëpie për të varfërit, duke u sjellë si bamirës apo me dënimet e atyre që nuk paguajnë dritat (njëri nga këta vrau veten në 2015-ën në burgun e Rrogozhinës, si dëshmi e faktit që Rama ka pushtetein të të lërë të vdesësh).

Duke qenë se pushteti redukton vetëdijen, ai bën që efektet e tij mbi vetë individin dhe mbi ata që vuajnë vendimet e tij të jenë të vogla. Duke qenë se pushteti krijon idenë e lehtësimit të dhimbjes dhe të dhurimit të kënaqësisë, atëherë gjithnjë e më shumë kërkohet rritja e dozës së tij. Në këtë pikë është e pamundur të kërkohet reduktim i pushtetit, dhe jo më heqje dorë nga pushteti. Në këto gjashtë vite Rama e ka treguar se do të vijojë me forcë të shkojë pa u kthyer pas. Personalisht, e kam patur të qartë këtë gjë që në vitin 1998 kur Rama u bë ministër i Kulturës, ndonëse në atë kohë shumë njerëz, edhe në PD e nënvlerësonin. Ka patur madje edhe nga ata që e shihin me simpati.

Rama do të vazhdojë të mbështetet te njerëzit që vijnë nga lidhje me krimin, do të vazhdojë të mbështetet te para që vijnë nga krimi, Rama do të vazhdojë të mbështetet te blerja e votave në mënyrë kirurgjikale dhe kapilare, Rama do të bëjë gjithçka, por në doza edhe më të mëdha në qoftë se do të mundet.

Kryetari i PD-së, Basha, gjithë PD-ja dhe opozita janë të vetëdijshme se beteja me kryeministrin do të jetë e dhimbshme. Ata i kanë provuar të gjitha. Kanë bërë mirë dhe kanë bërë gjënë e duhur. Ishte e nevojshme kjo periudhë gjashtë vjeçare, ndonëse vendit i është shkaktuar shumë vuajtje dhe dhimbje, që Rama të shfaqej plotësisht, që populli dhe ndërkombëtarët të shihnin se kemi të bëjmë me një individ që pushtetin e sheh si gjithçka, si diçka sublime, si diçka që përkufizon gjithë qenien e tij dhe për të cilin ai mund të bëjë dhe do të bëjë gjithçka. Tashmë çfarë do që të ndodhë, për Ramën ka nisur rrëshqitja, ka nisur numërimi mbrapsht.

Në fund të fundit, një ditë do të vijë fundi megjithë pushtetin e madh që ka, megjithë kontrollin mbi ekonominë, lidhjet me krimin, kontrollin mbi mediat etj.

Djegia e mandateve, në thelb nuk ndryshon asgjë, por vetëm tregon se politika tashmë është një drejtimëshe, bëhet nga opozita dhe çdo lajm pritet nga opozita. Rama dhe qeveria e tij janë veç një zombie, por me shumë pushtet dhe shumë të rrezikshëm. Mjeshtri i mbijetesës nuk mund të mbijetojë më sepse ky kërkim i pushtetit në këtë mënyrë dhe ky akumulim i pushtetit në këtë mënyrë kanë me vete edhe vetëshkatërrimin. Sot shumica e popullit dhe e njerëzve me dinjitet në media dhe botën intektuale janë kundër Ramës

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme