Modeli shqiptar ‘kundër’ femrave shqiptare, i krahason ato me femrat greke

Ish-i dashuri i Luzes së ‘Portokalli-së’, Klinton Zeqiri, duket se është ‘lodhur’ nga ‘perfeksioni’ i femrave shqiptare.

Pasi kaloi disa ditë pushime në Greqi, modelit i kanë bërë përshtypje femrat greke. Në krahasim me ato shqiptare, sipas Klintonit, femrat greke janë më natyrale në plazhe. Ato nuk i sheh me taka në plazh, i sheh pa tualet, pa botoks.

‘Ajo që më bën më shumë përshtypje në Greqi përveç të tjerave është, si nuk pashë një femër me “BOTOX” buzë, gjoks, vetull, b…! Të gjitha natyrale ka lezet…”, shkruan modeli.