Mogherini: Shqipëria e Maqedonia hapin negociatat për përafrim në BE, Kosova duhet të presë

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, ka rekomanduar që Këshilli i Evropës të hapë negociatat për përafrim me Shqipërinë dhe Maqedoninë.

Në publikimin e Raportit të Progresit, ajo ka thënë se me Kosovën do të vazhdojnë bashkëpunimin në marrëveshjen e MSA-së si dhe presin respektimin e marrëveshjeve të arritura në dialogun me Serbinë.

Ajo ka theksuar se Mali i Zi dhe Serbia kanë pasur përparim në negociatat për anëtarësim.

Mogherini deklaroi se duhet fokusuar në çështjet kryesore për zbatimin e ligjeve, tregun e lirë dhe duhet siguruar se reformat janë implementuar në formën e duhur, pasi qytetarët presin nga vendet përkatëse që të ketë suksese në këto politika.

“Muajt e ardhshëm janë të rëndësishëm dhe të ketë angazhim të përbashkët dhe me mbështetjen e njerëzve tonë që të kemi progres të mëtejmë”, tha Mogherini.

Ndërsa Johaness Hahn, tha se është e rëndësishme për Ballkanin Perëndimor që të ofrojë stabilitet. Ai me këtë rast ka përkujtuar se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në BE.

“Çdo vit në pranverë do të kemi një raport të stabilitetit dhe KE e ka marrë parasysh progresin e bërë nga Maqedonia dhe Shqipëria dhe ka rekomanduar për hapjen e negociatave për BE-në. Duhet mbajtur ky momentum i reformave kur bëhet fjala për Shqipërinë, si reformat në luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe mbrojtja e minoriteteve”, ka thënë Hahn, komisionar i BE-së për Zgjerim.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme