Molliqaj: AAK e NISMA kanë koalicion me PDK’në

Dardan Molliqaj nga Vetëvendosje ka thënë se AAK e Nisma me PDK’n e kanë një dakordim për ta çuar vendin në zgjedhje dhe për të bërë koalicion.


“Mendoj që është shumë gabim, megjithatë është e drejtë e tyre të mendojnë ashtu”, ka thënë Molliqaj, duke shtuar se kjo ide është intensifikuar pas arrestimit të Ramush Haradinajt.

Sipas tij, kjo është në kuadër të një ideje se krahu i luftës duhet të bashkohet në mënyrë që edhe sfida që vjen gna Gjykata Speciale të përballohet më lehtë.

Molliqaj këtë e ka quajtur gabim, pasi sipas tij, PDK është investuesi më i madh në projektin e Gjykatës Speciale.

Këto komente, Sekretari i Lëvizjes Vetëvendosje i ka bërë në një intervistë në televizionin Rrokum.