Momenti kur Robin Krasniqi shpallet kampion i Evropës (Video)

Robin Haxhi Krasniqi ka fituar titullin evropian EBU në kategorinë super të mesme, duke mposhtur rusin Stanislav Kashtanov.

Boksieri nga Juniku u shpall fitues pas vendim të gjyqtarëve ku iu deshën 12 runde të vështira.

Ai në momentin kur u shpall kampion shpërtheu në lotë duke rikthyer shpresën për titull të Botës.

Lini Një Koment