Morena Taraku me tinguj të vjedhur nga hiti turk i Aleyna Tilki

Dy ditë më parë këngëtarja e mirënjohur tashmë Morena Taraku ka lansuar projektin e saj më të ri të titulluar “Inat” një këngë e cila po pëlqehet mjaft shumë.

Por kush do mendonte se kjo këngë do përmbajë tinguj të vjedhur nga hiti turk i DJ turk, Emrah Karaduman dhe këngëtares 16 vjecare e cila ka bërë një boom të madh në Turqi, Aleyna Tilki shkruan Billbordi.net

Kënga turke titullohet “Cevapsız Çınlama” i cili është publikuar vitin e kaluar, më saktësisht në Gusht te vitit 2016, dhe deri më tani ka arritur një shumë te madhe klikimesh ku për momentin numëron 222 milionë shikime ne YouTube.

Morena Taraku vjen nesër me ‘Inat’

Në videon më poshtë mund ta vërtetoni edhe vetë ju këtë ngjashmëri apo ‘vjedhje’ të tingujve.