Mori 246 doza kokainë, vdes në aeroplan

Një burrë japonez ka vdekur gjatë fluturimit në një aeroplan që po largohej nga Meksika pasi kishte përdorur gati 250 doza të kokainës.

Prokurorët thanë se ky burrë, i identifikuar si Udo N., kishte ardhur në Meksikë nga Bogota e Kolumbisë.

Autoritetet njoftuan se bashkudhëtarët kishin raportuar se e kanë parë burrin duke u dridhur në orët e para të së premtes në kohën kur aeroplani ishte nisur drejt Naritas, një qytet afër Tokios së Japonisë.

Ai i kishte marrë 246 pako të vogla me kokainë dhe u godit nga mbidoza. Në këtë mënyrë, ekspertët shëndetësorë zbuluan se burri japonez kishte pësuar sulm në zemër pak minuta pas nisjes së aeroplanit.

Hollësitë për rrethanat e vdekjes i dha përmes një deklarate Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm për rajonin e Sonoras. Trupit të pajetë iu bë obduksioni pas lëshimit emergjent të aeroplanit në Hermosillo, shkruan “Independent”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme