“Mortaja e bardhë” e shtyen Serbinë t’i shfarosë fqinjët

Editorial

Gjuha dhe diskursi i pushtetit serb asnjëherë nuk ka ndryshuar. Ajo vetëm i është përshtatur kohës dhe rrethanave. Qëllimet e tyre gjithmonë kanë qenë ekspansioniste, jo vetëm ndaj shqiptarëve. Mirëpo, në Bosnjë dhe Kosovë ishin më të shprehura shkaku i superioritetit ushtarak që e kishin si shtet i cili e kishte trashëguar tërë maknikerinë luftarake të ish-Jugosllavisë.

Sot, ata vazhdojnë ta modernizojnë ushtrinë e tyre, falë mbështetjes së dy superfuqive si Rusia dhe Kina. Varësisht nga rrethanat, zbusin gjuhën diplomatike mjaftueshëm sa për të thithur investime që do ta zbusnin pakënaqësinë e popullit që është ngopur me 3 luftëra vetëm gjatë fundshekullit të kaluar.

E vetmja goditje që nuk mund ta luftojnë është “mortaja e bardhë”, mortaliteti i lartë dhe nataliteti që nuk iu rritet asessi pavarësisht subvencioneve qeveritare.

Në këto rrethana, njëjtë si dikur kur gratë tona i quanin “mashine sa rodjanje”, ata vrasin ose dëbojnë popuj të tjerë. Gjithçka që është e ndryshme nga ata! Elitat e tyre ishin dhe janë në gjendje të bëjnë çdo gjë që ta shpëtojnë vetveten nga asimilimi.

Andaj, jo rastësisht numri i banorëve në Bosnjë thuajse është përgjysmuar pas luftës, ndërsa numri i shqiptarëve është 3 fish më i lartë në diasporë./Sakte.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme