Moti në Shqipëri:Temperatura të ulëta dhe reshje dëborë, si do të jetë moti sot

Situata meteorologjike me erë të fortë në këto momente, do të krijojë kushtet për kthjellime në orët në vijim dhe me rënie të mëtejshme temperaturash gjatë mbrëmjes.

Impuls i ajrit të ftohtë Arktik ka përfshirë Europën verilindore e cila po jep impakt në territorin e Shqipërisë dhe Kosovë duke sjellë temperatura të ulëta dhe rreshje bore.

Ditën e sotme (e premte) parashihet të mbizotërojë mot i kthjellët, ndërsa në veri përsëri vranësira mesatare.

Era veriore, do të humbë gradualisht forcën e saj, por përsëri në bregdet hera herës do të jetë e vrullshme, duke u shoqëruar me valëzim të forcës 4.

Temperaturat negative gati në të gjithë vendin, do të krijojnë kushtet për ngrica në rrugë.

Temperaturat parashikohen në: zonat malore -8ºC deri në 0ºC zonat e ulëta -2ºC deri në 12ºC zonat bregdetare -1ºC deri në 13ºC.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme