Moti sot në Maqedoni, kryesisht i vranët dhe me erë

E enjte, 27 Tetor 2016 – Sakte.net

Moti paradite në Maqedoni do të jetë i ndryshueshëm me vranësira, në jug të vendit i vrenjtur. Do të fryjë erë mesatare deri e përforcuar nga drejtimi verior. Nga fundi i ditës, gjatë natës dhe të premten paradite do të ketë reshje lokale të shiut të cilat në pjesët jugore kohë pas kohe do të kenë intensitet mesatar, ndërsa në viset malore në perëndim të vendit reshjet do të kalojnë në borë.
Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 5 deri 13 gradë, ndërsa e ditës prej 12 deri 17 gradë.

Në Shkup moti do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe me erë mesatare, kohë pas kohe e përforcuar nga drejtimi verior.

Temperatura e mëngjesit do të zbresë deri në nëntë, ndërsa e ditës do të ngrihet deri në 14 gradë.

Prej të premtes pasdite pason periudha e motit stabil dhe të thatë me temperatura të mëngjesit të cilat në disa vende do të zbresin edhe nën zero.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme