Mourinho: E vetmja gjë që nuk më pëlqen të Smallingu është stili i tij i flokëve

Trajneri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho, e ka ngacmuar qendërmbrojtësin e tij, Chris Smalling, duke thënë se e vetmja gjë që nuk i pëlqen për momentin te lojtari i tij është stili i tij i ri i flokëve.

Qendërmbrojtësi anglez arriti ta shënojë golin e dytë të ndeshjes në minutën e 38-të, duke i ndihmuar skuadrës së tij ta sigurojë fitoren e dytë radhazi. At u ndeshën me Watfordin, të cilin e mposhtën me rezultat 2-1.

Watfordi kishte pasur rekord të përsosur deri në këtë ndeshje, duke i fituar katër ndeshjet që i kishin luajtur gjatë sezonit të ri të Premierligës, mirëpo Manchester Unitedi, përmes golave të Romelu Lukaku dhe Chris Smallingut, ia ndalën këtë rekord.

“E vetmja gjë që nuk më pëlqen për Smallingun për momentin është stili i tij i ri flokëve”, u përgjigj Mourinho kur u pyet për golin e shënuar nga Smalling.

 

Lini Një Koment