Mourinho i shkakton Guardiolas rekordin më negativ në karrierë (FOTO)

E enjte, 27 Tetor 2016 – Sakte.net

Jose Mourinho i ka shkaktuar rekordin më negativ në karrierë Pep Guardiolas.
Guardiola po kalon në periudhë prej gjashtë ndeshjeve pa fitore, rekordi më negativ në karrierën e tij, përcjell Gazeta Blic
Tekniku spanjoll kishte kaluar në periudhë pa fitore në pesë ndeshje radhazi me Barcelonën, mirëpo trajneri i Cityt tani ka kaluar gjashtë ndeshje pa fitore, pas humbjes së pësuar nga Unitedi në Old Trafford.

City u mposht nga United në 1/8 e finales në EFL Cup, dhe Mourinho kështu i ka shkaktuar Guardiolas rekordin më negativ në karrierën e tij si trajner.

City vazhdon të jetë lider në Premierligë, por tani është eliminuar nga kupa dhe i duhet t’i fitojë dy nga tri ndeshjet e mbetura në Ligën e Kampionëve, ku në ndeshjen e radhës do të përballet me Barcelonën.

pep-record