Mourinho ishte arsyeja që Fredi kaloi tek Unitedi

Jose Mourinho ishte arsyeja kryesore përse Fredi vendosi për transferimin te Manchester Unitedi edhe pse kishte biseduar me Manchester Cityn.

Braziliani që kaloi te Unitedi për 52 milionë funte gjatë verës, do të shijojë derbin e parë të qytetit të dielën. Në janar Fred ishte në listën e transferimeve te City, por 25-vjeçari nuk u vonua shumë kur e ftuan Unitedi dhe Mourinho.

“Është e vërtetë, mora një ofertë nga ata [City] dhe bisedova me lojtarët brazilian që luajnë për fqinjët tanë”, ka thënë Fred në një intervistë për Four Four Two.

“Ata tentuan të më bindnin, por në fund nuk ndodhi. Pastaj në verë, siç kam thënë, kishte oferta, përfshirë edhe atë të Unitedit. Vendosa shpejt dhe ishte vendim i duhur”, ka shtuar ai.

“Mourinho është profesionist i madh dhe çdo lojtar do që të punojë me një fitues të tillë. Po mësoj shumë nga ai. Mund të jetë i vendosur, por kjo është punë e tij. Është shoqëror dhe shakaxhi jashtë fushës. Bën shaka me ne në zhveshtore. Jose ishte vendimtar që të kaloja te Manchester Unitedi dhe i jam mirënjohës që u interesua për futbollin tim”.

Lini Një Koment