Mourinho nënshkruan me një prej klubeve më të forta në botë

Jose Mourinho do të nënshkruajë kontratë të re në Manchester United.

Jose Mourinho do të mbetet në postin e menaxherit në Manchester United.

Mediat angleze raportojnë se klubi nga Old Trafford së shpejti do ta konfirmojë arritjen e marrëveshjes së re me strategun portugez.

Së fundmi, qarkulluan spekulime se Mourinho mund të largohet nga posti pas përfundimit të këtij sezoni, përcjell “lajmi.net”.

Por, tani qarkullojnë njoftime se “Red Devils” kanë konfirmuar besimin ndaj Mourinhos me kontratë të re në Old Trafford. /Lajmi.net/