MPB-ja e quan të padrejtë dënimin nga Arbitrazhi

Pas humbjes së Republikës së Kosovës në Gjykatën e Arbitrazhit ndaj kompanisë austriake “OeSD”, zyrtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme kanë thënë se vendim i gjykatës ndërkombëtare do t’i nënshtrohet procedurës së njohjes nga ana e strukturave gjyqësore në vendin tonë.

Avokati, Gazmend Nushi, ka thënë se përkundër vlerësimeve se Kosova nuk mund t’i shmanget këtij detyrimi, ky vendim nuk është i apelueshëm.
Nushi po ashtu ka thënë se afati 14 ditor është keqkuptuar nga media sepse ky vendim i tillë çfarë është për momentin, siç thotë ai, i nënshtrohet njohjes së instancave vendore të gjykatave në Kosovë.

Ndërsa, Driton Gashi sekretari i Ministrisë së Punëve të Brendshme ka thënë se ministria është duke e trajtuar shumë seriozisht vendimin e Arbitrazhit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme