MPJ: Asnjë shtetas i Maqedonisë nuk ka pësuar në sulmet terroriste në Gjermani

Ministria e punëve të jashtme të Maqedonisë shpreh ngushëllimet e sinqerta për familjen e të vrarëve dhe lënduarve në sulmet terroriste në Munih, Republika Federale e Gjermanisë.

“Njëherit, ministria e punëve të jashtme ju informon se është në kontakt të vazhdueshëm me institucionet kompetente në Gjermani dhe deri në këtë moment nuk ka informacione për të lënduar ose të vrarë nënshtetas nga Maqedonia. Për të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me sigurinë e nënshtetasve të Maqedonisë që për momentin gjenden në Gjermani, ju lutem që të drejtoheni në numrat kujdestar të përfaqësimit diplomatik të Republikës së Maqedonisë në Gjermani dhe në ministrinë e punëve të jashtme të Republikës së Maqedonisë”, thuhet në njoftimin nga Konsullata e përgjithshme e Republikës së Maqedonisë në Munih.

Lini Një Koment

Shiko t'gjithë komentet

Veq Lexuesit e regjistruar mund të komentojnë