MPJ: Ende nuk dihet identiteti i të vdekurve në Munich

Dhjetëra telefonata ka marrë Ambasada e Kosovës në Gjermani, në numrin emergjent që ka lënë në dispozicion pas sulmit me armë në Munich.

Numri i të vrarëve ka shkuar në tetë, e shumë të tjerë janë plagosë.

Bashmir Xhemaj, shef i kabinetit të ministrit Enver Hoxhaj, ka folur nga Gjermania për koha.net, duke thënë se operacioni i policisë gjermane është ende duke vazhduar, ndërkohë që nacionaliteti i viktimave nuk është bërë i ditur.

“Ka shumë qytetarë shqiptarë nga Gjermania, Kosova dhe diaspora që kanë thirrur në numrin emergjent për të marrë informata për më të afërmit e tyre. Ka të tillë që ende nuk janë lajmëruar. Edhe njëherë MPJ bën thirrje të mos frekuentohen vendet publike”, ka thënë Xhemaj.

Lini Një Koment

Shiko t'gjithë komentet

Veq Lexuesit e regjistruar mund të komentojnë