Muhamed Zekiri: BDI, jeni bë me ju qajt Stambolli!

“Në Maqedoni medoemos do të ndryshojë situata politike. Fillimisht, duhet krijuar kushtet dhe jemi duke ecur drejt një marrëveshjeje e cila do të garantojë zgjedhje të lira, fer dhe demokratike. Në një situatë të tillë partitë VMRO dhe BDI që u dëshmua se i kanë vjedhur në mënyra të ndryshme votat në të kaluarën nuk do të kenë mundësi më të manipulojnë me votat dhe kjo do të coj në humbjen e tyre në zgjedhjet e ardhshme. Fatkeqësia është se shqiptaret dhe vullneti i tyre u keqpërdor nga grupe ose parti politike të cilëve ata ua dhanë besimin. Shqiptaret në Maqedoni kane nevoje për frymë të re politike dhe unifikim te subjekteve të reja dhe në këtë mënyre shumë më lehtë do t’ia dalin t’i heqin nga pushteti partitë të cilat me vite i kanë zhgënjyer shqiptarët në Maqedoni siç janë BDI, po pse jo edhe PDSH”, kështu deklaroi në intervistën e fundit për portalin Sakte.net gazetari dhe analisti i njohur në Maqedoni, Muhamed Zekiri.

Zekiri, pas arritjen së marrëveshjes së fundit midis partive politike për mbajtjen e zgjedhjeve në Maqedoni, ka komentuar shkurt: BDI, jeni bë me ju qajt Stambolli!/Sakte.net

Lini Një Koment

Shiko t'gjithë komentet

Veq Lexuesit e regjistruar mund të komentojnë