Muhaxhiri: Para se të flasë me Malin e Zi, Qeveria duhet të flasë me opozitën për demarkacionin

Ratifikimi i demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, nga Komisioni Evropian, i është vënë kusht Kosovës për liberalizimin e vizave.

Aktualisht, marrëveshja e arritur për shënjimin e vijës kufitare po kundërshtohet ashpër nga opozita dhe një pjesë e deputetëve nga partitë në pushtet, me pretendimin se ajo i ka humbur Kosovës një pjesë të territorit buzë vijës kufitare.

Nisur nga mospajtimet në Prishtinë, analisti politik, Artan Muhaxhiri mendon se çështja e demarkacionit do të duhej të shkonte në Kuvend, ku do të ratifikohej apo rrëzohej si marrëveshje dhe më pastaj të shihet nëse do të nevojiten negociata shtesë me Podgoricën.

Muhaxhiri thotë po ashtu se kryeministri dhe qeveria e Kosovës, para se të kërkojnë ndihmën e Malit të Zi, duhet të ulen me opozitën në Prishtinë, si mënyra e vetme që procesi të lëvizë nga ‘pika e vdekur’.

“E vetmja mënyrë që opozita kosovare të bashkëpunojë me Qeverinë e Kosovës dhe me atë të Malit të Zi është që procesi i demarkacionit të kthehet nga pika zero dhe të gjitha procedurat të rishikohen dhe të nisin nga fillimi. Nëse kjo nuk ndodh, unë nuk besoj që mund të ketë ndonjë lëvizje pozitive”, thekson Muhaxhiri, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë.

Në Qeverinë e Kosovës është konfirmuar se zgjidhja për demarkacionin, si kushti i fundit për liberalizimin e vizave, do të duhej të arrihej gjatë muajit dhjetor. Në të kundërtën, sipas zyrtarëve të ekzekutivit, Kosova do të mbetet, me gjasë, jashtë zonës së lëvizjes pa viza brenda Bashkimit Evropian, edhe në vitin 2017.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme