Mungesa e produkteve medicinale lë pacientët pa shërbime

Disa klinika në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, si dhe spitalet regjionale në Kosovë po ballafaqohen me mungesë të disa produkteve medicinale si pasojë e të cilave pacientëve kohë pas kohe nuk mund t’u jepet shërbimi. Mungesë më e madhe e furnizimit është vërejtur në Klinikën e Ortoprotetikës, e cila që nga muaji shtator i vitit 2018 nuk është furnizuar me material, derisa edhe klinikat tjera po ballafaqohen me mungesë të produkteve medicinale të nevojshme për trajtimin e pacientëve
Klinika e Biokimisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës aktualisht është duke u ballafaquar me mungesë të vitaminës D, e cila shërben për specifikimin e ndonjë diagnoze. Po ashtu sipas drejtorit të kësaj klinike, Shemsi Veseli, në klinikë ka pasur mungesa edhe të reagencave për gjëndrën tiroide.

“Momentalisht nuk kemi reagent për gjëndrën tiroide për rastet ambulantore, ndërsa për rastet e atyre që janë të hospitalizuar është paketimi i fundit dhe unë po shpresoj që brenda dy-tri ditëve vazhdimësia do të fillojë për pacientët e hospitalizuar e po ashtu do të fillojë pastaj edhe për rastet ambulantore. Na janë harxhuar edhe vitamina D, se është një analizë e shtrenjtë dhe shumë e kërkueshme. Për vitaminën D çmimi është shumë i lartë i tyre, një paketim kushton 980 euro”, ka thënë ai për “Zërin”.

Veseli ka thënë më tej se për shkak të numrit të madh të pacientëve që vijnë në këtë klinikë të marrin shërbime falas materiali u harxhohet më shpejt.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme