Muriqi i papërmbajtshëm, i shënon super gol edhe Galatasarayt

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi është në formë të jashtëzakonshme këtë edicion me Rizesporin.

Në ndeshjen që ekipi i tij po e zhvillon ndaj Galatasarayt, Muriqi ka shënuar gol për ta barazuar rezultatin 1-1, në fundin e pjesës së parë.

Kujtojmë se Galata është duke luftuar për titull, ndërsa për Rizespor kjo ndeshje është vetëm formalitet, përcjell lajmi.net.

Ky ishte goli i 15-të i tij në Superligën e Turqisë, derisa kontribuar edhe me 7 asiste.

Me shumë gjasa, Muriqi nga sezoni i ardhshëm do ta vesh fanellën e Fenerbahces. 

Mustafa Aktekin@avmustafaktekin

Kendi pozisyonunu hazırlayan Vedat Muriqi’ye bak bi de penaltıyı atamayan Diagne’ye..936:51 AM – May 11, 2019

Lini Një Koment