Mustafa i preokupuar: Kosova ndodhet në një gjendje të rrezikshme

Mustafa thotë se gjatë këtyre viteve nuk është dialoguar apo është dialoguar kot Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa sot ka ndarë preokupimin dhe bindjen e tij përmes një postimi në llogarinë e tij “Facebook”, duke thënë se Kosova ndodhet në një gjendje të rrezikshme.


Mustafa ka përmendur disa pika për të cilat thotë se i duhet forcë për të dalë nga kjo situatë siç thotë ai shumë e rrezikshme për vendin.

“- Nga dialogu i pa bashkërenditur, pa platformë dhe pa legjitimitet demokratik dhe kushtetues;

– Insistimi ndërkombëtër dhe i institucioneve më të larta të vendit për dialog për marrëveshje përfundimtare me Serbinë, thua se gjatë këtyre viteve nuk është dialoguar apo është dialoguar kot, pa e bërë të qartë se si do të dukej Kosova pas kësaj marrëveshjeje;

– Nga sfidat për liberalizim të vizave, të formimit të ushtrisë; të implementimit të MSA-së; të agjendës së reformave evropiane; të anëtarësimit në Interpol me një qeveri që nuk përfaqëson shumicën, por që ka 7 apo 8 ministra me aktakuza;

– Nga Parlamenti që nuk funksionon në detyrën e tij themelore por është shndërruar në teatër të shfaqjeve të nivelit të ulët etik e gjuhësor;

– Nga mungesa e besimit ndërmjet forcave politike në njëra tjetrën për tu ballafaquar bashkërisht kundrejt synimeve të Serbisë dhe aleatëve të saj për ta zhbërë pavarësinë dhe shtetin e Kosovës, për ta ndarë Kosovën dhe ajo që mbetet t’i bashkëngjitet Shqipërisë;

– Nga pasojat e kauzave të rrejshme, popullizmit dhe protagonizmit, çmimin e të cilave po e paguajnë, jo akterët por, qytetarët e Kosovës. E që të gjitha këto na sollën në këtë gjendje të mjerueshme ku jemi, në izolim ndërkombëtar, në shtet të korruptuar, në humbjen e besimit të rinisë për të ardhmen e tyre, pa marrë parasysh kush çfarë pozite mban aktualisht”, ka shkruar ai. I pari i LDK-së tha se duhet të gjejmë forcë për të dalë nga kjo situatë shumë e rrezikshme për vendin.

Një forcë e cila bazohet në mendje dhe veprime racionale; në logjikën shtetërore”, përfundoi Mustafa.

Lini Një Koment