Mustafa: Papa Françesku na priti me nderime të veçanta

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka thënë se “delegacioni i Kosovës është pritur me respekt dhe nderime të posaçme gjatë qëndrimit në Selinë e Shenjtë, me rastin e shenjtërimit të Nënës tonë Terezë”.

“Vet Papa Françesku rezervoi pritje të veçantë për Presidentin dhe mua në cilësinë e Kryeministrit të Kosovës, duke na shprehur respektin e Selisë së Shenjtë për Kosovën dhe popullin e saj. U takova edhe me autoritete të tjera të larta të Vatikanit, si sekretarin e shtetit, Kardinalin Parolin dhe Nuncin Apostolik, Janusz. Miqësia e Kosovës me Selinë e Shenjtë, e ndërtuar nga arkitekti i pavarësisë sonë, Presidenti Historik, Ibrahim Rugova, është vlerë e posaçme e jona, të cilën do ta ruajmë dhe fuqizojmë edhe më tutje.”.

“Në Vatikan u shenjtërua Nëna jonë Terezë, u shpreh nderimi i posaçëm për popullin shqiptar kudo që jeton dhe erdhi në shprehje respekti për shtetin e Kosovës”, ka shkruar Mustafa në llogarinë e tij në Facebook

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme