Mustafa për Nënë Terezën: Shqiptarët tashmë e kanë shenjtoren e tyre

  • Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka thënë se shqiptarët tashmë e kanë shenjtoren e tyre e cila do të vazhdojë të na prijë në përsosjen e vlerave shpirtërore, morale e humane.

    Dhe sipas tij, jo vetëm kaq.

    “Bota mbarë ka simbolin e shenjtë të dashurisë, besimit, humanizmit, vetëmohimit”, ka shkruar Mustafa në Facebook.Mustafa për Nënë Terezën: Shqiptarët tashmë e kanë shenjtoren e tyre

    Ja postimi i plotë:

    Isha shumë i nderuar që mora pjesë sot në ceremoninë zyrtare të shenjtërimit të Nënës Terezë.

    Jeta dhe vepra e jashtëzakonshme e Shën Terezës në shërbim të njerëzimit, u nderua nga qindra mijëra njerëz të mbledhur në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan.

    Shqiptarët tashmë e kanë shenjtoren e tyre e cila do të vazhdojë të na prijë në përsosjen e vlerave shpirtërore, morale e humane.

    Bota mbarë ka simbolin e shenjtë të dashurisë, besimit, humanizmit, vetëmohimit. /Telegrafi/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme