Mustafa për vizat: Moment historik

Kryeministri Isa Mustafa thotë se tani qytetarët e Kosovës janë të barabartë me qytetarët e tjerë të BE’së. Pas rekomandimit të Komisionit Europian që qytetarëve të Kosovës t’iu hiqen vizat, Mustafa tha se është ditë e vonuar por e merituar dhe historike.

‘Është një moment historik, është një ditë mund të them pak e vonuar por është një ditë shumë e merituar e qytetarëve të Kosovës sepse kjo është rezultat i përpjekjeve të të gjithëve, edhe atyre që sot nuk janë gjallë dhe që nuk janë me ne por që janë flijuar për këtë vend dhe të gjithë atyre që kanë punuar për lirinë dhe pavarësinë dhe për ndërtimin e institucioneve të Kosovës. Kjo na mundëson tani që ta ndjejmë vetën të barabartë me qytetarët e tjerë europianë, që mos ta ndjejmë më vetën të izoluar”, tha Mustafa për RTK’në.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme