Mustafa: S’ka marrëveshje të re për demarkacionin, s’mund ta shpallim prapë pavarësinë

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa ka deklaruar se nuk ka hapësirë për një marrëveshje të re për demarkacionin, pasi që sipas tij, nuk ka as hapësirë për shpallje të re të Pavarësisë së Kosovës, transmeton KP.

Ai ka thënë se në tryezën e 3 gushtit për demarkacionin do të ofrohen mendime nga fusha të ndryshme profesionale, politike dhe shkencore, por, sipas tij, çdo gjë duhet të jetë në përputhje me dokumentet, mbi të cilat është shpallur pavarësia e Kosovës.

Sipas Mustafës, nëse qartësohet si mbi cilat dokumente Kosova ka shpallur pavarësinë e saj dhe si është definuar territori i Kosovës mbi ato dokumente, atëherë është lehtë të gjendet zgjidhja.

“Në qoftë se dalin jashtë asaj, atëherë është problem të gjendet një zgjidhje. Ne e kemi shpallur pavarësinë me dokumente të pakos së Ahtisarit”, tha Mustafa.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme