Mustafa: Vizita e Biden do të fuqizojë miqësinë dhe partneritetin strategjik me SHBA-të

Kryeministri Isa Mustafa, takimin me zëvendëspresidentin amerikan Joe Biden e konsideron shumë të frytshëm bilateral.

Mustafa në faqen e tij në Facebook ka shkruar se kjo vizitë do të ketë ndikim pozitiv në fuqizimin e mëtejshëm të miqësisë dhe të partneritetit strategjik ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së.

Postimi i Mustafës në Facebook:

Pata nderin e veçantë të pres sot Zëvendës Presidentin Amerikan, mikun e madh të Republikës së Kosovës, Joe Biden.

Pasi i urova Zëvendës Presidentit Biden mirëseardhje në Kuvendin e Kosovës, zhvilluam një takim shumë të frytshëm bilateral.

Jam thellësisht i bindur se kjo vizitë do të ketë ndikim pozitiv në fuqizimin e mëtejshëm të miqësisë dhe të partneritetit strategjik ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së.

Zoti i bekoftë Kosovën dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës!