“Na shoqëruan nga halli”/ Dy orë në komisariat, kush janë të rinjtë që u përplasën me Ramën

Incidenti i shënuar këtë pasdite në ceremoninë e diplomimit të studentëve të Universitetit të Mjekësisë mes kryeministrit Rama dhe dy studentëve ka marrë përmasa të tjera. Dy studentët të cilët u nxorën me dhunë nga truprojat e kryeministrit Rama, përfunduan në komisariatin numër 1. Mësohet se studentët të cilët u nxorën me dhunë jashtë ambienteve të pallatit të Koncerteve janë Eneriko Peçuli dhe Emiljando Kita.

Eneriko Peçuli deklaroi për “Shekulli”-n se janë mbajtur dy orë në ambientet e komisariatit. “Na shoqëruan nga halli, për të justifikuar punën dhe ne nuk kundërshtuam. Na trajtuan mirë, aq sa e lejon arsyeja brenda një komisariati”, thotë ai. Sakaq bën me dije se janë shoqeruar për prishje të qetësisë publike. “Është shkelja me numër 274 ne kodin penal. Menjëherë pasi dhamë deklaratat përkatëse u liruam”, deklaroi ai.

 

Kujtojmë që djemtë i ndërprenë fjalën kryeministrit Rama, i cili ishte duke deklaruar se janë punësuar rreth 400 mjekë dhe 2200 infermierë në dy vitet e fundit.

Çfarë ndodhi në ceremoninë e diplomimit?

Kryeministri Edi Rama ka qenë i pranishëm pasditen e kësaj të enjte në ceremoninë e diplomimit të studentëve të Mjekësisë, në pallatin e Koncerteve. “Mbi 1600 studentë të Universitetit të Mjekësisë, infermierë dhe mjekë janë dëshmitarë të Paktit për Universitetin dhe punësimit mbi baze meritë”, u shpreh Rama në fjalën e tij. Mirëpo si në çdo dalje tjetër edhe kësaj radhe nuk munguan incidentet. Fjala e tij u ndërpre nga një student i cili e kundërshtoi, duke kërkuar në mënyrë ironike biletë për t’u arratisur.

Studenti: Duam bileta për arratisje

Rama: Djalin duhet ta shoqëroni për të marrë shërbimin mjekësor

Studenti: A e dini që studentët që arsimohen sot janë vetëm të pasur?

Rama: Jepjani pra recetën atij tani.

Ndërkohë, pas këtij momenti duket se të rinjtë, Enriko Peçuli dhe Emiljando Kita janë nxjerrë jashtë me forcë nga punonjësit e Gardës.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme