Nagavci tregon kush janë përgjegjësit për vrasjen e Astrit Deharit

Arbërie Nagavci nga Lëvizja Vetëvendosje, në Interaktiv të KTV-së, ka thënë se hapi i parë drejt zbardhjes së rastit Dehari është dërgimi i lëndës në Prokurorinë Speciale.

Ajo tha se ka mundësi që ky rast të zbardhet, por duhet shkarkuar të gjithë personat që kanë qenë të përfshirë në rast, në mënyrë që të gjithë personat që do të ftohen si dëshmitarë të mos jenë të ndikuar.

“Edhe gjatë fushatës kemi thënë se VV nuk do të pushojë për asnjë moment deri në zbardhjen e rastit Dehari, jo pse ishte aktivist i VV-së, por që raste të tilla të mos ndodhin më. Kërkesa jonë që në mënyrë shumë profesionale të trajtohet rendi dhe drejtësia ka të bëjë që drejtësia të jetë e barabartë për të gjithë”, tha ajo.

“Kjo vrasje është bërë nga kriminelë që kanë ushtruar detyra zyrtare. Astriti u vra sepse ishte aktivist i VV-së. Dhe përveç që duhet të mbahen përgjegjës ata që kanë urdhëruar dhe ata që kanë ekzekutuar aktin, po aq përgjegjës duhet të jenë ata që kanë tentuar të fshehin faktet për rastin”, theksoi Nagavci.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme