Napoli gjen zëvendësuesin e Hysajt

“Gazzetta dello Sport” raporton se Napoli ka reaguar duke gjetur zëvendësuesin e Elseid Hysajt.

Elseid Hysaj mund të largohet nga Napoli, gjatë këtij afati kalimtar të verës.

Mbrojtësi shqiptar ka zgjuar interesim nga disa klube evropiane duke vënë në dyshim të ardhmen e tij te skuadra nga San Paolo.

“Gazzetta dello Sport” raporton se Napoli ka reaguar duke gjetur zëvendësuesin e Hysajt.

Bëhet fjalë për mbrojtësin e Atletico Madridit, Sime Vrsaljko, përcjell “lajmi.net”.

Atletico Madrid do ta konsiderojë shitjen e Vrsaljkos nëse një klub paguan klauzolën prej 50 milionë euro. /Lajmi.net/

Lini Një Koment