Nasuf Aliu:Komuna e Mitrovicës po subvencionon fermerët

16.08.2016 | 13:36  Sakte.net

Interesimi i madh i fermerëve ka bërë që Drejtoria për Bujqësi dhe Zhvillim Rural në komunën e Mitrovicës, t’i subvencionoi fermerët me serra dhe farë misri.

Drejtori i i DBZHR-së, Nasuf Aliu, në një bisedë për Veriu.info ka treguar se e ka përkrahur sektorin e Pemëtarisë, duke shpërndarë serra për fermerët.

“DBZHR duke e parë interesimin e madh të fermerëve për ngritjen e serrave dhe gjendjen ekonomike jo të favorshme të fermerëve , ka përkrahur 17 përfitues/prodhues të perimeve me nga një serrë të tipit tunel 50m2 dhe 10 përfitues/prodhues të perimeve me nga një serrë të tipit tunel 250m2”, thotë drejtori Aliu.Komuna e Mitrovicës subvencionoi fermerët

Ai bënë të ditur se nga ky projekt kanë përfituar gjithsej 27 fermerë nga një serrë tipi tunel. “Projekt është realizuar si bashkëfinancim në mes të fermerit dhe komunës. Participimi i fermerit për përfitues të serrave të tipit tunel 50 m2 ka qenë 162.00 euro, për përfitues të serrave të tipit tunel 250 m2 participimi i fermerit ka qenë 712.50 euro, ndërsa pjesa tjetër është mbuluar nga komuna, ku vlera e gjithë projektit ka qenë 30,000.00 euro”, tregon drejtori i DBZHR-së për Veriu.info.

Përveç sektorit të pemëtarisë, përkrahje i është dhënë edhe sektorit të lavërtarisë, kur fermerët janë subvencionuar me farë misëri dhe pleh artificial.

“Kushtet klimatike e tokësore, si dhe gjendja e sektorit të bujqësisë ka bërë që DBZHR të përkrah sektorin e lavërtarisë, duke i subvencionuar fermerët me farë misri dhe pleh artificial. Dinamika e realizimit është bërë sipas planit të paraparë të drejtorisë, ndërsa numri i fermerëve që kanë përfituar nga ky projekt është 128 fermerë. Ky projekt i financuar dhe realizuar nga DBZHR, derisa vlera e tij është 8,346 euro”, thotë drejtori Nasuf Aliu.