NATO e vendosur, përkrah sulmet në Siri

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jen Stoltenberg ka ofruar mbështetje për sulmet perëndimore në Siri, duke thënë se ata që përdorin armë kimike duhet të mbajnë përgjegjësi.

Përmes një komunikatë dërguar mediave, aleanca veri-atlantike ka shprehur qëndrimin se ky veprim do të zvogëlojë mundësinë e regjimit për sulme të tjera kimike mbi sirianët.

NATO vazhdimisht ka dënuar përdorimin e armëve kimike si një shkelje të qartë marrëveshjeve dhe rregullave ndërkombëtare.

“NATO e konsideron përdorimin e armëve kimike si një kërcënim për paqen dhe sigurinë botërore, dhe beson se është jetike që të mbrohet konventa për armët kimike.

Kjo bën thirrje për një përgjigje të përbashkët dhe efektive të bashkësisë ndërkombëtare”, thuhet në kumtesë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme