Ndahen nga 1000 euro për familjet e policëve të rënë në detyrë

Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, bazuar në legjislacionin në fuqi, ka marrë vendim që të ndahen mjete financiare për familjarët e zyrtarëve policor të rënë në krye të detyrës, transmeton Indeksonline.

Në bazë të këtij vendimi mjetet në vlerë prej 1000euro (për familje) i janë ndarë 17 (shtatëmbëdhjetë) familjeve të zyrtarëve policor që kanë rënë në kryerje të detyrës.

Realizmi i këtij vendimi behët nga buxheti i Ministrisë së Punëve të Brendshme nga kategoria ekonomike subvencione dhe transfere.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme