Ndër 54 personat ‘Most wanted’ në Europë edhe shqiptari Gani Burreli

Një shqiptar është pjesë e listës së publikuar së fundmi nga Interpol, ku janë renditur emrat e 54 personave më të kërkuar në Europë. Gani Burreli, personi që shihni në këtë foto është i kërkuar për një vrasje të trefishtë në 23 qershor 2016 në Qipro.

Sipas të dhënave të bëra publike nga Interpol, Burreli akuzohet se është futur në një restorant në Qipro në Ayia Napa dhe ka qëlluar mbi një biznesmen, një polic dhe gruan e tij. Në momentin kur u vranë, polici dhe gruaja ishin bashkë me fëmijët e tyre.

Ai akuzohet gjithashtu se është i përfshirë në disa vrasje të tjera kriminale në Qipro. Listën e personave më të kërkuar në Europë e kryesojnë autorët e krimit me agjentë nervor Novichok, Alexander Petrov dhe Ruslan Boshirov.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme