Ndërhyri për të mbrojtur pronarin e Exchange gjatë grabitjes, 53-vjeçari në gjendje të rëndë

Një prej të plagosurve gjatë grabitjes që ndodhi sot në Fier është në gjendje kritike për jetën.

Agur Vrenozi ndodhet në reanimacionin e Traumës në Tiranë, ndërsa i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale, shkruan BW.

Mësohet se mjekët konstatuar dëmtime të mëdha të strukturës kockore dhe të trurit pasi u plagos me armë zjarri, pasi ai ndërhyri për t’i ofruar ndihmë pronarit të Exchange.

Burime zyrtare nga policia e Fierit thanë se Zini Fyraj, Lulëzim Demiraj dhe Dashamir Gergali, akuzohet se qëlluar me armë zjarri gjatë grabitjes dhe për pasojë janë plagosur 2 shtetas, pronari i pikës së këmbimit valutor, shtetasi Gëzim Hoxha, 64 vjeç dhe shtetasi Agur Vrenozi, 53 vjeç, i cili ndodhej pranë kësaj pike. Ndërkohë, Hoxha ndodhet në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve.

Pas arrestimit të autorëve, policia ka gjetur edhe mjetin e krimit, armën automatike tip “kallashnikov”, të cilën autorët e kishin fshehur në një kanal me shkurre. U sekuestruan edhe 28 fishekë “model 56” si dhe 2 gëzhoja. Gjithashtu u sekuestrua çanta me paratë që u vodhën në pikën e këmbimit valutor, të cilën policia e gjeti në lumin ku u hodh njëri prej autorëve.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprat penale “Vjedhja me armë e kryer në bashkëpunim, “Vrasja me dashje e mbetur në tentativë” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe e municionit luftarak”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme