Ndotja e ajrit në Prishtinë më e lartë se në Delhi të Indisë

Prishtina vazhdon të jetë një nga qytetet më të ndotura në botë. Madje, sot ajo u radhit e para.

Sipas Qendrës për matjen e cilësisë së ajrit të vendosur nga ambasada amerikane në Prishtinë, kryeqyteti kosovar e kalon me ndotje edhe Delhin e Indisë.

Bile Prishtina, sipas matjes, qëndron mjaft larg vendit të dytë, pasi ajo ka shkallë 403 të ndotjes, ndërkaq vendi i dytë që është Delhi i Indisë ka shkallë 335.

Ndërkohë, për shkallën e lartë të ndotjes në kryeqytetin kosovar, po reagojnë qytetarë të shumtë.

Duhet theksuar se qytete si Delhi dhe Mumbai janë vende që janë zakonisht në vendet e para për nga ndotja, por këtë radhë janë kaluar nga Prishtina. Ndotja në Indi vjen edhe si shkak i mbipopullimit, pasi ato shënojnë nga 11, respektivisht 16.5 milionë banorë, ndërkohë Prishtina me më pak se gjysmë milioni është para tyre./gazetametro.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme