Ndryshimi i ri që do sjellë Facebook, tendencë për kufizimin e përdoruesve

Facebook duket se po teston një mënyrë të re për të parë përmbajtjen në Faqen Kryesore dhe storiet në rrjetin social.

Kompania mund të shkrijë përmbajtjen nga dy veçoritë në një të vetme, transmeton lajmi.net.

Një gjë e tillë është bërë e ditur nga inxhinierja e softuerit, Jane Manchun Wong, e cila shpesh jep detaje për veçoritë e reja që janë duke u përgatitur.

Ajo zbuloi se platforma po provon këtë format të ri përmes një imazhi të lëvizshëm në Twitter të saj, që ilustron ndryshimin në fjalë.

Embedded video

Jane Manchun Wong@wongmjane

Facebook is testing to turn News Feed into Story Feed2304:20 AM – Apr 15, 2019130 people are talking about thisTwitter Ads info and privacy

Megjithatë, zëdhënës nga kompania e rrjetit gjigant social ende nuk ka konfirmuar ende, kështu që nuk ka asgjë zyrtare deri më tani.

Një tendencë e tillë për kufizimin e përdoruesve në një aplikacion të vetëm është parë edhe në rastin e konceptit të shkrirjes së tri shërbimeve të ofruara nga Facebook, siç janë WhatsApp, Instagram dhe vetë Facebook, në një aplikacion të vetëm.

Vijim të këtij trendi është parë edhe nga gjiganti teknologjik ‘Apple’, e cila së fundmi ka paralajmëruar shkrirjen e tri shërbimeve ‘Podcast’, ‘Music’ dhe ‘TV’ në një aplikacion të vetëm, gjë që do shpërbënte aplikacionin ‘iTunes’.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme